BLUE BROKERS · CIGNA GLOBAL · APRIL INTERNATIONAL

Jeta lëviz.
Kujdesi shëndetësor të ndjek.

Për ty që jeton, punon apo ndërton jetën jashtë vendit. Zgjidh sigurim shëndetësor ndërkombëtar sipas vendbanimit, familjes dhe mënyrës si dëshiron të marrësh kujdes.

Oferta dhe hapat e aplikimit hapen në Cigna Global, përmes Blue Brokers. Pa plotësuar dy herë të njëjtat të dhëna këtu.

Individë dhe familjeZgjedhje sipas vendbanimitAsistencë nga Blue Brokers

Blue Brokers është pranë teje gjatë zgjedhjes. Të ndihmojmë të kuptosh mbulimin dhe të përgatitësh pyetjet që kanë rëndësi për ofertën tënde.

NJË PLAN QË PËRSHTATET

Fillo me bazën.
Zgjidh çfarë shton.

Cigna Global ofron nivelet Silver, Gold dhe Platinum. Përfitimet, kufijtë dhe disponueshmëria varen nga plani dhe vendbanimi.

BAZA E PLANIT

Trajtimi spitalor

Mbrojtje për shtrime dhe trajtime ditore, sipas planit. Kontrollo përfitimet dhe limitet për shërbimet që kanë rëndësi për ty.

MODUL SHTESË

Vizita dhe trajtime ambulatore

Mundësi për kujdes pa shtrim në spital, përfshirë shërbime sipas modulit të zgjedhur.

MODUL SHTESË

Dentar dhe optik

Shiko nëse të përshtatet shtesa për dhëmbët dhe shikimin, me kufijtë dhe kushtet përkatëse.

ZGJEDHJE E TERRITORIT

Me ose pa SHBA-në

Plani mund të ofrohet me mbulim botëror ose botëror pa SHBA-në. Zgjedhja duhet të përputhet me jetën dhe udhëtimet e tua.

Çfarë duhet të kontrolloj para zgjedhjes?

Shuma dhe nënlimitet: limiti i përgjithshëm nuk do të thotë se çdo shërbim ka të njëjtin kufi.

Pjesëmarrja në shpenzime: kontrollo franshizën, bashkëpagesën dhe maksimumin që mund të paguash vetë.

Gjendjet paraekzistuese dhe pritjet: përgjigju saktë pyetjeve të aplikimit dhe verifiko si trajtohen në ofertë.

Autorizimi dhe rrjeti: shiko procedurën para trajtimit, mënyrën e pagesës dhe institucionet ku dëshiron të marrësh kujdes.

Lista e plotë e përfitimeve dhe kushtet e sigurimit paraqiten me planin në Cigna Global. Përfshirja e çdo shtese kërkon zgjedhje dhe konfirmim.

SI VAZHDON

Nga zgjedhja
te oferta jote.

Nuk të kërkojmë të dhëna mjekësore në këtë faqe. Aplikimin e plotëson në ambientin e Cigna Global.

  1. Hap ofertën

    Përdor butonin e Blue Brokers për të vazhduar te Cigna Global.

  2. Përshtat planin

    Plotëso personat dhe vendbanimin; shiko paketat, shtesat dhe çmimin për zgjedhjet e tua.

  3. Kontrollo dhe vazhdo

    Lexo kushtet dhe ndiq hapat e aplikimit e të blerjes, kur të ofrohen për rastin tënd. Pranimi dhe fillimi i mbulimit konfirmohen nga Cigna.

PYETJET E TUA

Më qartë,
para se të vendosësh.

A është i njëjtë me sigurimin në udhëtim?

Ky produkt synon kujdesin shëndetësor ndërkombëtar për jetën jashtë vendit. Për pushime apo udhëtime të shkurtra, shiko sigurimin në udhëtim. Zgjidhja varet nga qëndrimi dhe mbrojtja që kërkon.

A mund të përfshij familjen?

Personat që dëshiron të sigurosh i shënon gjatë ofertimit. Mundësitë dhe pranueshmëria konfirmohen sipas familjes dhe vendbanimit.

Sa kushton?

Çmimi lidhet me personat, moshat, vendbanimin, territorin, planin dhe shtesat. Për Cigna, butoni hap ofertimin online. Për APRIL, kontakto Blue Brokers për ofertën tënde.

A mbulohen gjendjet paraekzistuese?

Trajtimi i tyre varet nga vlerësimi dhe kushtet e ofertës. Deklaroji saktë gjatë aplikimit; kërko sqarim për çdo kufizim para se të vazhdosh.

Çfarë bën Blue Brokers për mua?

Të asistojmë të kuptosh alternativat, të kontrollosh dallimet dhe të përgatitësh kërkesën tënde. Oferta, vlerësimi i aplikimit dhe kontrata bëhen sipas kushteve të Cigna Global.

NJË ALTERNATIVË TJETËR PËR TY

APRIL International

Blue Brokers bashkëpunon edhe me APRIL International për sigurim shëndetësor ndërkombëtar. Të asistojmë të shqyrtosh planin sipas vendbanimit, personave që dëshiron të sigurosh dhe mbulimeve të kërkuara.

Mundësitë, territori, limitet, përjashtimet dhe pranimi varen nga plani dhe vlerësimi i aplikimit. Kërko ofertën për rastin tënd para se të vendosësh.

Kërko ofertë APRIL International →

Butonat e ofertimit Cigna hapin Cigna Global. Për APRIL, kërkesa trajtohet me ekipin e Blue Brokers.

HAPI I RADHËS

Gjej mbrojtjen për vendin
që sot e quan shtëpi.

Shiko mundësitë për ty dhe familjen, ose fol me Blue Brokers nëse dëshiron asistencë para aplikimit.

Çmimi dhe mundësia e blerjes varen nga të dhënat e aplikimit. Kjo faqe nuk aktivizon mbulim.

KALENDARI BLUE

Zgjidh datën

HëMaMëEnPrShDi