Çfarë mund të mbrosh?
Objektin, mobiliet dhe pajisjet shtëpiake, me mbulime që ndryshojnë sipas paketës.
- Ndërtesa
- Muret dhe pjesët e objektit, mbi bazën e vlerës së rindërtimit.
- Mobiliet dhe pajisjet shtëpiake
- Inventari brenda shtëpisë, me shumë sigurimi të shënuar veçmas.
- Rreziqet
- Zjarr, ujë nga instalimet, vjedhje, xhama, tërmet dhe përgjegjësi publike, sipas paketës së zgjedhur.
Shiko detajet ⌄
Mbulimet, më qartë
Zjarri dhe rreziqet e lidhura: paketat mund të përfshijnë edhe rrufenë, shpërthimin dhe rreziqe të tjera të emërtuara. Lista dhe kufijtë tregohen te oferta e kompanisë.
Uji nga instalimet: rrjedhja e papritur nga tubacionet trajtohet veçmas nga përmbytja. Mos i konsidero të njëjtin mbulim.
Vjedhja me thyerje: mbulimi dhe kufiri lidhen me sendet e siguruara dhe kushtet e hyrjes me thyerje.
Xhamat dhe përgjegjësia publike: ofrohen në pako të caktuara; përgjegjësia publike trajton përgjegjësinë ndaj palëve të treta sipas kushteve.
Tërmeti: te SIGAL paraqitet i përfshirë me kufirin e paketës; te Scardian është shtesë që mund ta zgjedhësh.
Shumat dhe pjesëmarrja në dëm
Çmimi varet edhe nga shuma e ndërtesës dhe mobilieve, nënlimitet për çdo rrezik dhe pjesa që paguan vetë në rast dëmi. Blue Brokers të ndihmon t’i kontrollosh përpara vendimit.
Kushtet e sigurimit
Te kartela e secilës kompani hap “Shiko detajet” për mbulimet e paketës, shumat dhe kushtet përkatëse. Përjashtimet dhe detyrimet e klientit janë pjesë e zgjedhjes së sigurimit.
Krahaso paketat për pronën tënde →