Auto & Moto

TPL Plus

Përgjegjësi ndaj palëve të treta kur udhëton me automjet në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi.

MBROJTJA NË PAK FJALË · TPL PLUS

Me automjet në rajon?

TPL Plus mbulon përgjegjësinë për dëmet që ua shkakton të tjerëve gjatë qarkullimit në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi.

Territori
Maqedoni e Veriut · Serbi · Mal i Zi
Dëmet e mbuluara
Dëme në persona dhe pasuri të palëve të treta
Kufijtë e kompensimit
Sipas ligjit të shtetit ku ndodh aksidenti
Afati
Deri në datën e skadimit të policës bazë TPL
Automjeti yt
Dëmet e tij kërkojnë mbulim Kasko
Shiko detajet Mbyll detajet

Si funksionon në praktikë?

Nëse shkakton aksident në një nga këto tri shtete, trajtohet përgjegjësia jote ndaj palës së dëmtuar. Riparimi i veturës sate nuk paguhet nga TPL Plus.

Afati lidhet me TPL-në

Duhet të kesh TPL bazë të vlefshme. TPL Plus përfundon bashkë me të; nuk zgjidhet një afat më i shkurtër vetëm për ditët e udhëtimit. Dokumentet duhet të përputhen për të njëjtin automjet.

Si llogaritet çmimi?

Shëno çmimin e plotë të policës TPL, me TVSH, datën e fillimit të TPL Plus dhe datën kur skadon TPL-ja. Nuk shënohet kësti ose pagesa e mbetur e sigurimit.

Primi TPL × 30% × ditët e mbetura ÷ 365, me minimum 17,70 €.

Shembull: me TPL 150 € dhe 365 ditë mbulim, TPL Plus del 45 €. Për 90 ditë të mbetura, rezultati i formulës është rreth 11,10 €, prandaj zbatohet minimumi 17,70 €.

Çfarë nuk mbulon TPL Plus?

Nuk shton mbrojtje për vjedhjen ose dëmet e veturës sate, asistencë rrugore apo sigurim shëndetësor në udhëtim. Nuk është Karton i Gjelbër me vlefshmëri në gjithë Evropën.

Para nisjes

Kontrollo targën, afatin e TPL-së dhe TPL Plus, si dhe të gjitha shtetet e itinerarit, përfshirë transitin. Mbaje policën me vete. Për destinacione të tjera, Blue Brokers të ndihmon të gjesh dokumentin e duhur të sigurimit.

Nëse ndodh aksident

Siguro vendin, kërko ndihmë dhe njofto autoritetet sipas rrethanave. Ruaj të dhënat e palëve, targat, policat, fotografitë dhe raportin përkatës; njofto siguruesin. Blue Brokers të asiston me hapat e paraqitjes së dëmit.

Si vazhdon me Blue Brokers?

Pasi të shohësh çmimin orientues, verifikojmë policën bazë, përputhjen e automjetit dhe afatin përpara lëshimit. Në këtë fazë, lëshimi i TPL Plus përmes Blue Brokers bëhet te SIGAL.

PARA SE TË VENDOSËSH

Pyetjet e duhura.
Zgjedhje më e qartë.

Shiko hapat dhe informacionin që duhet të kesh parasysh.

A vlen për gjithë Evropën?

Jo. TPL Plus vlen për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi. Për udhëtime në shtete të tjera na trego të gjithë itinerarin, përfshirë transitin.

A mund ta marr vetëm për një javë?

Jo. Data e përfundimit të TPL Plus lidhet me skadimin e TPL-së bazë, edhe kur udhëtimi zgjat më pak.

Çfarë çmimi të TPL-së duhet të shënoj?

Primin e plotë me TVSH të shkruar në policën TPL, jo këstin ose shumën që të ka mbetur për të paguar.

A mbulon dëmet e veturës sime?

Jo. Për dëmet e automjetit tënd shiko Kasko; asistenca rrugore dhe sigurimi shëndetësor në udhëtim janë produkte të veçanta.

KALENDARI BLUE

Zgjidh datën

HëMaMëEnPrShDi